Bronson: Golat e Shaqirit e Xhakës më kanë bërë të qaj

07 gusht 2018 | 21:34

Në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë reperi me prejardhje shqiptare Action Bronson,  është pyetur edhe për futbollin, meqë njihet si adhurues i këtij sporti dhe për lojën Zvicra- Serbia, në kampionatin edhe fundit botëror.

Ai ka thënë se golat e Shaqirit dhe Xhakës e kanë bërë me lot gëzimi. “Golat e Shaqirit e Xhakës më kanë emocionuar dhe më kanë bërë të qarë. Ishte shumë e veçantë”, ka thënë Bronson në Prishtinë. Rikujtojmë se ai erdhi në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill Festival” që do të mbahet me 10,11 dhe 12 gusht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kryetar i…