Zëvendësshefja e stafit e presidentes dhe këshilltarja politike takojnë zyrtarë amerikanë në ShBA

09 maj 2023 | 11:09

Zëvendësshefja e stafit e presidentes, Learta Hollaj dhe këshilltarja politike, Donika Kadaj-Bujupi, u takuan sot me këshilltarin e lartë në Zyrën për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Paul Pfeuffer, dhe Zyrtaren e Departamentit të Shtetit Amerikan në Deskun për Kosovën, Anne Morrison.

Presidenca ka njoftuar se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me fokus të veçantë në sukseset e Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, si dhe arritjet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe avancimin e vazhdueshëm të demokracisë.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet më të fundit në procesin e dialogut, si dhe mundësitë e shumta për avancim të mëtejmë të raporteve bilaterale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy rezoluta për Kosovën dhe për Serbinë janë temat për…