“Ambasada britanike, zëdhënëse e Kurtit“ – Berisha me akuza të rënda: Kanë lobuar për VV-në

09 maj 2023 | 21:33

Çështja e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka bërë që komentatori politik, Ridvan Berisha të shpërthej në disa akuza në edicionin e sotëm të “Politikos”.

Berisha ka akuzuar Ambasadën e Britanisë se po e bën zëdhënësinë e Kurtit duke thënë se kanë lobuar që Vetëvendosje të vie në pushtet.

“Bën Britania e Madhe lojëra edhe shumë bile me kontekstin politik. Ambasada e Britanisë, ambasadori, është cicërrim e VV-së në këtë rast. Ambasada e Britanisë në Kosovë, pikërisht ambasadorët. Kanë lobu sa kanë mujt pro Vetëvendosjes, e din ata bablokat që janë për skej ambasadorit aty.”, ka thënë ai në Kanal10.

Por, sipas tij këtë ‘rol’ nuk e ka vetëm kjo ambasadë, sepse edhe gruaja e ish-ambasadorit të SHBA-ve, Philip Kosnet ka bërë të njëjtën gjë.

“Ambasadorët kanë mision në këtë pikë me drejtu Kurtin. Ambasadorët përpara tij janë zëdhënës të Kurtit, kanë avoku sa kanë mujt për me ardh ai në pushtet. Edhe gruaja e ambasadorit Kosneti që dilke i rreke tepsijat e kosijat.”, deklaroi ai.

Kujtojmë se sot, ambasadori britanik Nicholas Abbott, ka bërë thirrje që Kosova ta propozoj draft-statutin e saj për Asociacionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juria e Gjykatës Deferale të të Manhatanit e ka shpallur…