Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale për tre muaj u kryen 561 operacione

10 maj 2023 | 11:57

Në tremujorin e parë të vitit 2023, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 561 operacione nga kirurgët abdominalë, në bashkëpunim me anesteziologët nga Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.

Në ambulanca specialistike janë kryer gjithsej 1 mijë e 279 vizita mjekësore.

Stafi mjekësor i asistuar edhe nga infermierët, po ashtu ka kryer edhe 58 kolonoskopi,129 ERCP- teknikë enodoskopike mini-invazive dhe 48 gastroskopi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci…