![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/Engin-Gencoglu.jpg)
Trajneri Engin Gençoglu largohet nga KB Trepça
10 maj 2023
| 13:37
Trajneri Engin Gençoglu është larguar papritmas nga KB Trepça duke lënë ekipin në ndeshjet vendimtare.
Siç dihet nesër Trepça ndeshet me Pejën në ndeshjen e tretë të serisë finale në “play-offi”-n e Superligës së Kosovës. Ekipin tani e merr në dorë trajneri Ilir Selmani.