KB Trepça konfirmon largimin e Engin Gençoglu  

10 maj 2023 | 13:57

Largimi i Engin Gençoglu nga KB Trepça tashme është zyrtar, pasi klubi nga Mitrovica me anë të një njoftimi ka konfirmuar ndarjen me trajnerin turk.

Trepça e ka falënderuar Gençoglun për kontributin e madh që ka dhënë në klub, derisa ka njoftuar se skuadra deri në fund të plejofit do të drejtohet nga Ilir Selmani.

“Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu. Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik. Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit. Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Trepçës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As gjobat e policisë, madje as aksidentet e shpeshta me…