Mbledhja e radhës e qeverisë, këto janë të gjitha vendimet

10 maj 2023 | 14:17

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë marrë disa vendime.

Në mesin e vendimeve të qeverisë është edhe vendosja e sanksioneve për Bjellorusinë dhe formimi i disa komisioneve.

Njoftimi i plotë i qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar:

-Opinionin pozitiv lidhur me nismën legjislative “Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”.

-Programin për Zyrën për Çështje të Komuniteteve. Qëllimi i Programit për Zyrën për Çështje të Komuniteteve është mbështetja financiare dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës.

-Projekt-udhëzimin Administrativ për Trajtimin Mjekësor dhe Psikologjik, të Fëmijës Viktimë e Abuzimit, për t’i Ndihmuar në Rehabilitim dhe për t’u ri Integruar në Shoqëri. Me këtë Projekt-udhëzim administrativ janë përcaktuar përgjegjësitë e institucioneve dhe të personave fizik e juridik, të cilët punojnë me fëmijën dhe për fëmijën, e të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës viktimë e abuzimit.

-Themelimin dhe përbërjen e Komisionit ad-hoc për shqyrtimin e ankesave në procesin e rekrutimit të kandidatëve për Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës, si në vijim:
1. Agron Gashi, koordinator i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, kryesues;
2. Fidaim Spahiu, Analist për Buxhet në Njësinë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike/Ministria e Ekonomisë, anëtar;
3. Shkurte Krasniqi, udhëheqëse e Divizionit për Rregullim më të Mirë, Sekretariati Koordinues i Qeverisë në Zyrën e Kryeministrit, anëtare.

-Vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin: Specialist i Përgjithshëm i Shkencave Politike, Grupi Nr.8, që ka mandat dyvjeçar, me këtë përbërje:
1. Shqipe Abdullahu, zyrtare në DMZP/MPB, kryesuese;
2. Lirie Berisha, drejtore e Departamentit, MPJD, anëtare;
3. Vigan Berisha, udhëheqës i NMBNJ/MPJD anëtar;
4. Besim Berisha, udhëheqës i Divizionit, MPJD anëtar;
5. Arben Hajrullahu, universiteti, anëtar;
Zëvendësues të anëtarëve të Komisionit:
1. Zade Kuqi, zyrtare e Lartë DMZP/MPB;
2. Riza Fazliu, udhëheqës i Sektorit të Inspektimit, MASHTI;
3. Hamdi Reçica, udhëheqës i Drejtoratit, MPJD;
4. Mirsada Voca, udhëheqëse e Divizionit, MPJD;
5. Feim Maliqaj, organizata të specializuara.

-Ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022 “Për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë”.

-Ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr. 05/121, të datës 25 janar 2023 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas vendimit, zëvendësohen dy anëtarë të Këshillit që kanë dhënë dorëheqje nga ky këshill.

-Vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik”.

-Vendimin preliminar për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.

-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Dy shtetet tona, në qëllim të sigurimit të mbrojtjes ligjore të informacionit të klasifikuar, të ndarë në mënyrë konfidenciale ndërmjet dy vendeve, hyjnë në këtë marrëveshje e cila sot u aprovua.

-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë e përfaqësuar nga (GIZ) për “Projektin për Promovimin e Sipërmarrjes”.

-Koncept-dokumentin për Kodin e Komunikimeve Elektronike i cili analizon situatën aktuale në këtë fushë dhe rekomandon hartimin e Ligjit të ri për Komunikimet Elektronike, i cili do të adresojë zhvillimet e reja në këtë fushë. Objektivi i përgjithshëm i këtij draft koncept-dokumenti është rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve/ndërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, në veçanti të bizneseve digjitale.

-Vendimin që t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Kosovës, të shkarkojë nga anëtari i OShP-së, znj. Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin, që ka marrë vendimin e dëmshëm për importin e insulinës në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Krimi  pa adresë në Kosovë:…