Osmani ‘godet’ Borellin: Pikënisja për Asociacionin duhet jetë Kushtetuta e Kosovës, jo propozimi i Serbisë

10 maj 2023 | 16:55

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se statuti i propozuar nga Ekipi Menaxhues është një model “Republika Srpska plus” dhe tregon që Serbisë nuk i interesojnë të drejtat e minoriteteve por vetëm që të ketë një instrument për të vazhduar që të sfidojë sovranitetin dhe integritetin territorial e shtetësinë e Kosovës.

“Kur vije fjala që u propozua nga Ekipi Menaxhues është një model ‘Republika Srpska plus’ dhe tregon që Serbia nuk i interesojnë të drejtat e minoriteteve në Kosovë por i intereson që të ketë një instrument për të sfiduar sovranitetin territorial dhe integritetin shtetëror”, ka thënë Osmani.

Për propozimin e Qeverisë së Kosovës, Osmani ka thënë se aty janë parametrat bazike mbi të cilat duhet të ndërtohet statusi dhe se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

“Ndërkohë propozimi i Kosovës, që janë parametrat bazike mbi të cilat statusi do të duhej të ndërtohej, është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, ka thënë Osmani.

Ajo i ka dalë kundër shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, i cili ka thënë e propozimi nga Ekipi Menaxhues nuk është draft final por është pikënisja për diskutimet rreth Asociacionit.

Shefja e shtetit të Kosovës ka thënë se pika startuese duhet të jetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe jo një propozim që synon të krijojë një tjetër “Dodik Republika” në Kosovë apo edhe më keq.

Osmani ka thënë se një propozim i tillë është tepër i rrezikshëm dhe si i tillë duhet të refuzohet në mënyrë unanime.

“Kështu që pika startuese duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës dhe jo një propozim nga Serbia që synon të krijojë një tjetër ‘Dodik Republika’ apo edhe më keq  në rajonin tonë, e që synon të krijojë më shumë destruktivitet sesa në vitet e 90-ta. Kjo duhet të refuzohet unanimisht si një model tepër i rrezikshëm dhe jo të shihet si bazë për negociata”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…