Skender Hasangjekaj thotë se është lodhur nga epiteti ‘Farkist’ që ia kanë vënë pas luftës

10 maj 2023 | 22:17

Njëri ndër eprorët e luftës në Koshare, Skender Hasangjekaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se etiketohet padrejtësisht si “FARK-ist”.

Ai ka thënë se me këtë emër e etiketojnë shumë njerëz, ndërsa shton se ai ka luftuar me emblemën e UÇK-së.

“Nuk fitoj në konkurse vetëm pse kam udhëhequr marrjen e kazermës në Koshare. Kam marrë kazermën e vetme në Kosovë. Atë të Kosharës. Unë e kam udhëhequr operacionin. Por nuk mund të më thotë askush se nuk ka luftuar me emblemë të UÇK-së”, thotë ai.  

“Ne jemi futur me uniforma të UÇK-së. E tani na thonë ti FARK-ist”, shton ai.

Hasangjekaj, që vjen nga trevat shqiptare në Mal të Zi, ka thënë po ashtu në emision se Ibrahim Rugova ka thënë se ka qenë pacifist vetëm në arenën ndërkombëtare dhe se ai në Kosovë ka dekretuar njerëz në pozita ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…