Kush është TikTok-eri nga i cili u frymëzua Kosta për ta kryer sulmin në shkollë

11 maj 2023 | 08:18

Mediet serbe raportojnë se djali i cili kreu masakrën në Serbi, në të cilën mbetën të vrarë 8 nxënës dhe roja i shkollës, u frymëzua nga një TikTok-er.

Ky i fundit ka treguar në një video në rrjetin e tij social se si të “silleni me ata që nuk ju pëlqejnë”.

“Secili prej nesh ka njerëz që e duan dhe njerëz që e duan pak më pak. Dikë që ju fyen apo ju poshtëron e quajmë urrejtës. Disa prej tyre janë edhe miqtë tuaj”, – thotë djali.

Ai nis videon, e cila zgjat gati tre minuta, me këto fjalë dhe më pas tregon një sasi të madhe armësh.

Më pas i riu në video mbush armën dhe nis të shtënat masive në një ndërtesë.

“Ky është vetëm fillimi”, – shprehet ai dhe vazhdon të shtënat.

Ky person u arrestua, ndërsa hetimi i këtij rasti ngre një pyetje: Ku e gjeti armën ky personazh në TikTok?!

Sipas avokatit Nebojsha Teshiç, është e nevojshme që fillimisht hetimi t’i përgjigjet kësaj pyetjeje e më pas të vazhdohet me hetime të mëtejshme.

Autori i videos ka pothuajse një milion ndjekës në TikTok, nga ku videoja sigurisht është fshirë, dhe dyshohet se djali 13-vjeçar që shkaktoi masakrën në shkollën serbe ka qenë një nga ndjekësit e TikTok-erit. Sipas medieve serbe, ai u frymëzua nga djali në video për ta kryer krimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Koresë së Veriut po detyrohen të lexojnë tetë…