“Po kërkon të jetë sërish Zonja e Parë” Melania më e afërt se kurrë me Trump

11 maj 2023 | 10:53

Këtë e thonë burimet për “Page Six”, ndërsa Trump po zhvillon fushatën e tij presidenciale dhe përballet me probleme ligjore.

Melania tani është plotësisht pjesë e fushatës, pasi Ivanka Trump u tërhoq nga qendra e vëmendjes dhe tani, ajo dëshiron të shërbejë sërish si Zonja e Parë.

Një burim tha për “Page Six” se Trump po shkëlqen pranë Melanias.

“Trump thotë se Melania do të jetë pranë tij gjatë fushatës më shumë se herën e kaluar. Ajo është e gatshme të kthehet në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë burimi për “Page Six”.

Melania tha për “Fox News Digital” këtë javë se nëse do të kthehej, fokusi i saj do jetë krijimi i një hapësire të sigurt dhe edukative për fëmijët që të mësojnë, të rriten dhe të lulëzojnë.

“Burri im arriti sukses të jashtëzakonshëm në administrimin e tij të parë. Ai ka mbështetjen time dhe ne mezi presim të rikthejmë shpresën për të ardhmen dhe të udhëheqim Amerikën me dashuri dhe forcë”, ka thënë Melania Trump ndër të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli ka thënë se Interi…