Kadrijaj: Kemi qeverisur më së paku, na e ka kaluar LV-ja

11 maj 2023 | 10:51

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë mbrëmë se partia ku bën pjesë është partia që më së paku ka udhëhequr me qeverinë e vendit.

Sipas saj, AAK-ja ka drejtuar qeverinë edhe më pak se LV-ja, e cila tash është në pushtet.

Për më tepër, ajo është shprehur se AAK-ja nuk mund të akuzohet për keqqeverisje.

“Prej krejt katër partive parlamentare, shqiptare ne më së paku kemi qenë më pushtet. Edhe më pak se LV-ja. Kështu që, ne mundemi me u akuzuar më pak se partitë tjera. Na ka kaluar LV-ja. Më nuk munden me u thirr në atë pafajësinë e tyre politike. E kanë humbur pafajësinë”, ka thënë Kadrijaj në “Kanal 10”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Herri bëri një vizitë ekspres në Londër me rastin…