Kurti pyetet rreth ‘kapjes’ së RTK-së nga LV-ja, ja si përgjigjet

11 maj 2023 | 15:07

Në konferencën e Integritetit të Informacionit, në të cilën është diskutuar për sigurinë kibernetike, i ftuar ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se në këtë çështje kemi mbrojtje solide.

Pas fjalimit të tij, Kurti është pyetur për politizimin e pozitës së drejtorit të RTK-së dhe “gjunjëzimin financiar”, të televizionit publik, nga 16 milionë euro në 8 milionë euro.

Kurti ka hedhur kritika në drejtim të televizionit duke u shprehur se në te kaluarën ka pasur shpërputhje në mes të programit dhe buxhetit.

“Nuk kam pasur dhe as që kam gatishmërinë e as interesim se kush zgjidhet në RTK.  Jam i interesuar ta shoh që RTK-ja është lidere sepse besoj në shërbimin publik. Në vitet e kaluara ka pas shpërputhje midis buxhetit dhe programit. Programet kulturore edukative, kur nuk mund të presësh shumë prej televizioneve private e kanë vendin në televizionin publik”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se reforma duhet bërë nga bordi i televizionit publik.

“Nuk po them se mungesa e mjeteve e rritë cilësinë por ka nevojë për reforma, duhet bërë bordi dhe menaxhmenti aty”.

“Besoni që asnjë anëtar e aktivist unë nuk e preferoj të marrë ndonjë detyrë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij nuk është punësuar asnjë me mbiemrin e tij dhe që nga marrja e detyrës, dhe se as dy vëllezërit e as prindërit nuk e kanë shkelur pragun e qeverisë.

“As dy vëllezërit e mi as dy prindërit e mi nuk kanë shkelë pragun e ndërtesës së qeverisë dhe nuk do ta bëjnë këtë”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se edhe po të bëhej drejtor i RTK-së dikush tjetër prapë është i një partie politike, dhe në këtë situatë ai ka vlerësuar profesionin dhe etikën tek secili.

“Edhe po të bëhej dikush i LDK-së, PDK-së  apo AAK-së, prapë është i një partie politike… Unë jam për t’i parë njerëzit me dy kritere, profesioni dhe etika”, është shprehur Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak…