Kurti thotë se ka ardhur koha që BE-ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

12 maj 2023 | 10:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor,

Kurti në konferencën për “Balkan Dialogues Initiative”, theksoi se sa i përket dialogut Kosova është konstruktive në këtë proces.

Kurse sa i përket të drejtave të minoriteteve, Kurti shtoi se është Kushtetuta e Kosovës e cila i garanton të drejtat për pakicat, raporton Ekonomia Online.

“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka do ta mbyllë eksperiencën e Kosovës në Kampionatin…