Haradinaj kujton dëshmorët e Rahovecit dhe heroin Agron Rrahmani

12 maj 2023 | 11:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar betejën e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël të Rahovecit.

Haradinaj ka thënë se kjo betejë kishte shënuar një kapitull të ri për luftën tonë çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut.

“Beteja e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënoi një kapitull të ri për luftën tonë çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut”.

“Atë ditë ranë heroikisht Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas, ra dëshmor një nga luftëtarët më të zotë të UÇK-së në rrethin e Anadrinisë, Bedrush Gashi. Me të drejtë, 12 maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj ka përkujtuar edhe udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmanin.

“Po ashtu në të njëjtën datë, më 1998, u përjetësua udhëheqësi i njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Agroni që u vu në ballë të organizimit të Luftës Çlirimtare, mbetet përgjithmonë shembull qëndrese dhe atdhedashurie. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar në lidhje me shpronësimet që…