UEFA: Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Stamboll

12 maj 2023 | 13:11

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll. U aludua shumë që edhe këtë vit do të mund të zhvendoset finalja e kompeticionit më të madh në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve.

Sipas medieve të huaja, UEFA bëri një qasje jozyrtare ndaj Federatës Portugeze për transferimin e finales së në Lisbonë nëse ka trazira në Stamboll pas zgjedhjeve presidenciale turke.

Por, një gjë të tillë ka mohuar shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.

“Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të zhvillohet në Stamboll siç ishte planifikuar”, thuhet në deklaratën e tyre. Finalja e këtij viti mbahet më 10 qershor, dhe ndeshja do jetë në mes fituesit të ndeshjeve Real Madrid-Manchester City dhe Inter-Milan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja FOL me mbështetjen e Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe…