Arrestimi i kandidatit në Himarë, kryediplomati grek njofton ndërkombëtarët: Do ishte skandal nëse s’ka prova të forta

12 maj 2023 | 13:12

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, e ka konsideruar një çështje “jashtëzakonisht serioze” arrestimin e Fredi Belerit kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Sipas Dnedias do të ishte një skandal nëse arrestimi dy ditë para zgjedhjeve është bërë pa prova të forta për akuzën e shit-blerjes së votave.

“Do të doja të mbaja një qëndrim për një çështje jashtëzakonisht serioze. Arrestimi i anëtarit të minoritetit grek, Fred Beleri, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës në Shqipëri, dua të them që nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal. Për këtë gjë kam njoftuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, (Josep) Borrell, dhe Ministrinë e Jashtme të Suedisë që ka Presidencën e BE. Qeveria greke do ta ndjekë nga afër rastin. E përsëris, është diçka që e njohur dhe Kryeministri shqiptar Rama. Arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve përbën skandal nëse nuk ka prova të forta”, është thënë në reagimin e kryediplomatit grek.

Po ashtu, mediet greke kanë raportuar se për arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë, Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu është zhvilluar një bisedë telefonike në mes të ministrit grek të Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Theodorikakos ka kërkuar “lirimin e menjëhershëm të Belerit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll.…