![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/shalaa.jpg)
Shala me bashkëpunëtorë vizitojnë Degën e PDK-së në Gjilan
12 maj 2023
| 14:07
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar të premten Degën e PDK-së në Gjilan.
Shala ka thënë se kjo vizitë është realizuar në kuadër të aktiviteteve politike të kësaj partie.
“Në kuadër të aktiviteteve politike, bashkë me kolegët nga Partia Demokratike, vizituam Degën e Gjilanit, përkatësisht fshatin Malishevë, lagjen e Tregut dhe Zabelit”, ka shkruar Shala në “Facebook”.