Meta: Nëse nuk votoni nuk keni të drejtë të ankoheni

14 maj 2023 | 11:11

Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 61 bashkive dhe për përbërjet e reja të këshillave bashkiake.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe fëmijët votuan në kopshtin numër 31 në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish-bllokut.

“Për herë të parë votojë edhe Era, dhe ishte një kënaqësi që dhe ajo ta kishte sot këtë mundësi. Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. E drejta më e rëndësishme që ka një qytetar është vota, një qytetar nuk ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë as të ankohet, as të kërkojë llogari, prandaj ushtrojeni këtë të drejtë pasi vetëm me këtë të drejtë ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit”, ka theksuar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka hedhur sot votën e tij në…