Policia konfiskon gjashtë armë në tri raste të ndara

08 gusht 2018 | 14:38

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë në tri raste të ndara kanë konfiskuar gjashtë armë zjarri si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar A. R  të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz Ecol Special 99.

Konfiskimi i armës është bërë  në fshatin Banullë të Lipjanit, ku në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë.

Ndërsa rastin e dytë janë konfiskuar dy revole dhe sasi e substancave narkotike është iniciuar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Për veprën mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe  posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge, është arrestuar një person i dyshuar F. M  të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Zastava 9mm, një revole Tanfoglio Gjuzepe, dy  karikatorë, 12 fishekë si dhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike (marihuana).

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Kurse rasti i tretë është kryer nga stacioni policor në Fushë  Kosovë, ku personi i dyshuar Sh. I është arrestuar për sulm dhe kanosje me armë.

Rasti është trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit i cili ka urdhëruar konfiskimin e tri armëve, një revole e tipit Beretta,  dy pushkë gjuetie (të dyja me leje) si dhe 17 fishekë.

Poashtu me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Policia ka bërë me dije se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 239 armë,  2 584 municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 194 raste mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kulmin e debatave për çështjen e kufijve në Kosovë,…