Ministrja austriake: Progresi në dialogun Kosovë-Serbi, i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit

14 maj 2023 | 16:44

Ministrja e Austrisë për BE-në dhe Çështjet Kushtetuese, Karoline Edtstadler, e cila do të vizitojë Beogradin të hënën, ka theksuar se përparimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për stabilitetin e rajonit.

“Përparimi në dialog është i domosdoshëm për stabilitetin e rajonit. Ne presim angazhim të mëtejshëm konstruktiv të palëve në mënyrë që të zbatohen shpejt të gjitha marrëveshjet”, tha ajo në një deklaratë për KO.

Sipas saj, Austria e mbështet Bashkimin Evropian në rolin e saj si ndërmjetës në dialog.

“Është e rëndësishme që Evropa të jetë e bashkuar, si bashkësi vlerash, dhe të mos lejojmë ndarje. Këtu, natyrisht, përfshihen edhe vendet kandidate, të cilat janë partnerë të pazëvendësueshëm për ne”, theksoi Edstadler.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur në fshatin Milaj të Prizrenit gjatë…