Ky është vendimi i Napolit për Spallettin

14 maj 2023 | 16:46

Luciano Spalletti padyshim ka qenë arkitekti i këtij Napoli të jashtëzakonshëm këtë sezon. skuadra e kaltër fitoi “Scudetto”-n pas shumë vitesh dhe pati gjithashtu një rrugëtim të jashtëzakonshëm në Champions League.

Duke parë ecurinë, futbollin e bukur dhe rezultatet, De Laurentiis duket se ka vendosur t’i besojë përsëri trajnerit italian.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, njoftimi për rinovimin e kontratës mes Spallettit dhe Napolit mund të arrijë të enjten me rastin e konferencës për shtyp për të prezantuar grumbullimin e skuadrës gjatë verës në Dimaro.

Marrëveshja e re pritet të jetë deri në vitin 2025 dhe me një pagë prej 3.5 milionë euro plus bonuse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Austrisë për BE-në dhe Çështjet Kushtetuese, Karoline Edtstadler,…