Kurti lavdërohet me raportin e Bankës Botërore për uljen e varfërisë në Kosovë

14 maj 2023 | 17:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mburrur me raportin e Bankës Botërore për uljen e varfërisë në Kosovë.

Kurti tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për kokë banori për 50 për qind, krahasuar me 10 vjetët e kaluara.

“Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për kokë banori për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, “duke tejkaluar vendet e ngjashme me të ardhura të ngjashme për kokë banori””, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e vlefshme për javën e 35-të…