Spalletti: Duhet ta kemi një skuadër konkurruese edhe sezonin tjetër

15 maj 2023 | 12:39

Napoli i sapo shpallur kampion në Serie A u mund 0-2 nga Monza, një rezultat që nuk prish festën e skuadrës së trajnerit Luciano Spalletti.

“Nuk ishim të përqendruar sa një javë më parë. Fitorja e titullit ndikoi, pasi lojtarët nuk dhanë atë që duhej të jepnin. Nuk ishim mjaftueshëm të motivuar”, ka thënë Spalletti.

Gjithsesi, trajneri i Napolit mendon më shumë për të ardhmen, me shpresën që të ketë sërish një skuadër kompetitive si në Serie A ashtu dhe në Evropë.

“Tani që fituam titullin duhet të mendojmë për të ardhmen, për të pasur një skuadër konkurruese edhe sezonin tjetër. Duhet të mendojmë që tani për të sistemuar ekipin dhe jo të lëvizim në sekondën e fundit. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të bërë një skuadër kompetitive. Kemi disa futbollistë në shënjestër për të ardhmen, shpresoj që klubi të lëvizë si duhet dhe shpejt, pasi kështu mund të jemi kompetitivë në të gjitha frontet”, ka deklaruar Spalletti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët sa i…