Përfundon numërimi në 39 bashki, PS-ja kryeson në shumicën e tyre

15 maj 2023 | 12:41

Ka përfunduar numërimi në 39 bashki të vendit, ndërsa është duke vazhduar në 22 të tjera.

Partia Socialiste (PS) ka triumfuar në 33 bashki: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik dhe Patos.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka fituar në gjashtë: bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë dhe Fushë Arrëz.

Para pak çastesh është mbyllur votimi edhe në Delvinë ku kanë fituar sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62 për qind të votave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albina dhe familja Kelmendi përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision me këngën…