Bajrami: Kurti ka bllokuar mbi 37 milionë euro për komunat

15 maj 2023 | 12:56

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë Kurti për bllokimin e 37.5 milionë eurove të komunave.

Bajrami ka thënë se 37.5 milionë euro janë bllokuar që pesë muaj.

Ajo ka thënë se këtu përfshihen tenderë për projekte të ndryshme.

“I ka blloku 37.5 milionë euro që 5 muaj, të hyra vetanake të komunave, janë qindra tenderë që s’po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, çerdhe e shtëpi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër. Kjo më së paku është hipokrizi!”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar numërimi në 39 bashki të vendit, ndërsa është…