Bislimi jep detaje nga dialogu i sotëm në Bruksel

15 maj 2023 | 19:25

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë me dije se në takimin e 15 majit në Bruksel, me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, u bisedua se si palët e shohin drejtimin në të cilin po shkon procesi i dialogut.

Ai tha se në agjendë të bisedimeve ishte “gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes” së Ohrit.

Bislimi konfirmoi se gjatë vizitës së javës së kaluar, i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak dërgoi në Prishtinë dhe Beograd disa dokumente që kanë të bëjnë me kompetencat e mekanizmit për zbatimin e marrëveshjes, me zbatimin e zbatimit e Deklaratës për të Zhdukurit, si dhe për qasjen e tij se si duhet të vazhdohet me zbatimin e pikës shtatë të marrëveshjes që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në marrëveshjen që arritëm në Ohër thuhet qartë se asnjë nga nenet nuk mund të kushtëzojnë nenet tjera dhe se të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu, thuhet se asnjëra palë nuk do të bllokojë zbatimin e ndonjë neni të caktuar. Ky është udhërrëfyesi për ne. Nuk besoj se ka gatishmëri nga BE-ja që t’i ikë një dokumentin që vetë e kanë sjellë dhe e kanë publikuar në ueb-faqrn e tyre”, tha Bislimi në fund të takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel është mbajtur rundi i ri i dialogut mes…