Krali i PS-së pranon humbjen në Kavajë i jep dorën kandidatit fitues të Berishës

15 maj 2023 | 21:14

Kandidati i Partisë Socialiste Redjan Krali ka pranuar humbjen në Kavajë dhe i ka dhënë dorën kandidatit fitues të Berishës, ndërsa simpatizantët e tij e kanë përcjellë duke qarë.

Kavaja është duke numëruar kutitë e fundit, teksa duket se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, po shkon drejt zyrtarizmit të fitores.

Kandidati i PS Redjan Krali, ka pranuar humbjen dhe është larguar nga ambientet e KZAZ-së.

Ky i fundit i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, ndërsa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.

Siç shihet edhe nga këto pamje, disa prej simpatizantve të kryebashkiakut të PS, e kanë përcjellë këtë të fundit duke qarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
George Soros është një nga njerëzit më të komentuar në…