Vetëm edhe një kuti pa numëruar, Veliaj sërish kryetar bashkie

16 maj 2023 | 08:09

Teksa ka mbetur vetëm një kuti për t’u numëruar në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është drejt marrjes së mandatit të tretë në krye të saj.

Siopas rezultateve të bëra publike nga KQZ, Veliaj kryeson me 54.69 % të votave ose 158 538 vota.

Rivali i tij, Belind Këlliçi, numëron 100249 ose 34.58 %. Diferenca mes tyre është 58 289 vota.

Ndërkaqë kandidati i PD-së, Ronald Bejko, ka marrë 12 374 vota, ndërsa kandidati i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori ka siguruar 13 816.

Dy kandidatët e tjerë, Marko Dajti numëron 2 807 vota ndërsa Lajla Pernaska 2204.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Rusia po kërkon…