Kurti s’është tradhtar, por s’është kryeministër i duhur

16 maj 2023 | 08:17

Duke komentuar gjuhën e urrejtjes e deklaratat pompoze të LV-së sa ishte në opozitë, ndaj ish-krerëve të shtetit që kishin qeverisur me vendin, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se partia e Kurtit kishte përdorur edhe kualifikime shumë të rënda ndaj tyre.

Ajo ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga lidershipi i partisë së Kurtit kardhi zyrtarëve institucionalë.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që i themi. Në Kosovë për një kohë shumë të gjatë, me një lehtësi të frikshme janë thënë fjalë shumë të mëdha. Njerëzit janë quajtur tradhtar, kriminel e hajn. Këto janë kualifikime shumë të rënda. Të cilat në fund fare, mund ta sjellin një fitore në një cikël zgjedhor, por dëmi që i shkaktohet publik e demokratik është shumë i madhë”, tha Çitaku në Prime Time.

Por, për dallim nga sinonimet e LV-së, Çitaku thotë se kreu i LV-së, Albin Kurti, nuk është tradhtar, por një kryeministër jo i duhur për Kosovën.

Ajo ka deklaruar se detyrë e secilit politikan është që përmes politikës ta emancipojë shoqërinë, dhe duke qenë e tillë, ajo nuk mendon se “Kurti është tradhtar”.

“Detyra jonë është që edhe përmes politikës që bëjmë ta emanciopojmë shoqërinë. Për mua Albin Kurti s’është tradhtar. Unë besoj që Albin Kurti e do Kosovën shumë, sikurse që e dua unë e ju. Unë do të doja që ai të ishte në gjendje ta tejkalojë vetëvetën. Unë mendoj që Albin Kurti është kryeministër jo i duhur, punojë çdo ditë ta mundim atë në zgjedhjet e ardhshme sic e kemi mundur edhe në zgjedhjet lokale. Por, s’mund t;i them Kurtit tradhtar”, u shpreh tutje ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot në Speciale vazhdon procesi në rastin gjyqësor `Thaçi…