![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9355.jpeg)
Ky është kryebashkiaku i PS-së që po thyen rekordin “Guinness”, siguron mandatin e 7-të me radhë
16 maj 2023
| 09:17
Gëzim Topçiu, kandidati i Partisë Socialiste është për rekord giunnes pasi ka fituar mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq.
Përballë Topçiut ishte kandidati i kaolicionit ‘Bashkë Fitojmë, Alfred Gega.
Bashkia e Maliqit ka preferuar gjithmonë kandidatë të së majtës në zgjedhjet lokale, por në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, rezultati ka qenë i ngushtë.
Socialistët zgjeruan fitoren e tyre në zgjedhjet që pasuan ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në territorin e bashkisë arritën të marrin 52% të votave përkundrejt 43% që morën dy partitë opozitare, PD dhe LSI.