Përfaqësuesit e ATK-së mbajnë takim me tatimpagues nga sektori i ndërtimtarisë

16 maj 2023 | 11:14

Drejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, dhe zëvendësdrejtori ekzekutiv, Sami Salihu, kanë mbajtur takim me tatimpagues nga sektori i ndërtimtarisë.

Në këtë diskutim të organizuar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u diskutua rreth përmirësimit të përmbushjes tatimore në sektorin e ndërtimtarisë, si njëri ndër sektorët me risk të konsiderueshëm.

Drejtori Murtezaj gjatë fjalës së tij ka vlerësuar bashkëpunimin e institucionit që drejton dhe komunitetit të bizneseve, pasi që sipas tij kjo është mënyra e vetme përmes së cilës më së lehti dhe në mënyrë profesionale mund të adresohen dhe zgjidhen të gjitha pengesat dhe shqetësimet që mund t’i kenë tatimpaguesit në raport me procedurat tatimore.

Ai përmendi qasjen e ATK-së karshi tatimpaguesve të këtij sektori, të cilët kanë tendencë të mos- deklarimit të saktë të obligimeve tatimore.

Drejtori i ATK-së ka potencuar është duke implementuar projektin e ndërtimtarisë, nga i cili sipas tij, deri më tani kanë arritur që të kenë rritje të përmbushjes tatimore.

Nga ana tjetër zëvendësdrejtori Salihu gjatë pjesës së diskutimit me pjesëmarrësit foli rreth qëllimit të projektit, por edhe rreth vështirësive me të cilat ATK ballafaqohet me këtë sektorë, si dhe gjendjen aktuale që kanë në teren, ku dihet se tani veç jemi në sezonin, kur ky sektorë rrit aktivitetin e tyre.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë, Faton Hoxha, ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë dhe natyrës se aktivitetit që ka ky sektorë, shpreson që të kenë bashkëpunime të niveleve të tjera, të cilat u mundësojnë efikasitet me të shpejtë në çfarëdo çështje që mund ta kenë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ia ka zgjatur dorën Kosovës në kandidimin e kësaj…