Hoti në Kopenhagë: Kosova, e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore

16 maj 2023 | 11:29

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti është duke marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Kopenhagës të Danimarkës.

Hoti në “Facebook” ka shkruar se në këtë samit është duke marrë me ftesë të ish- sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili është kryetar i Fondacionit të Aleancës së Demokracive.

Më tutje, Hoti ka thënë se Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore.

“Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore. Partnerët tanë na kanë ndihmuar të ndërtojmë shtetin e pavarur dhe tani janë krah nesh në forcimin e demokracisë. Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë, e cila duhet të kurorëzohet sa më parë me integrim në BE dhe NATO. Kosova duhet të jetë aktivisht në krah të demokracive perëndimore në mbrojtje të vlerave perëndimore të lirisë e demokracisë, në veçanti tani kur këto vlera po sulmohen nga vende diktatoriale, autokrate e moniste”.

“Ky samit është organizuar për të diskutuar veprimet e përbashkëta për tu përballur me sulmet ndaj demokracisë. Ndër folësit kryesorë ishin sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Rasumssen, presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ish-kryeministrja Britanike, Liz Truss, Presidenti i Institutit Nacional Demokratik nga ShBA-ja, Derek Mitchell, ish-kryesuesja e Kongresit të ShBA-së, Nensi Pelosi, ish-sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, presidenti i SCSP, Ylli Bajraktari, dhe shumë përfaqësues të tjerë nga biznesi dhe fusha akademike nga e mbarë bota”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë pas gëzimit të madh për fitoren në ndeshjen…