Kapiteni i Arsenalit: Premier Liga na ka ikur nga duart

16 maj 2023 | 11:52

Humbja 0-3 nga Brightoni padyshim i dha Arsenalit goditjen e “knock-out”-it në garën për titullin kampion të Premier Ligë.

Kapiteni Martin Odegaard e ka pranuar se tashme Arsenali e ka humbur garën për titull dhe për këtë të gjithë janë të zhgënjyer.

“Duket që Premierliga tashmë na ka ikur nga duart. Sinqerisht është e vështirë për t’u pranuar një situatë e tillë. Nuk ka një atmosferë të mirë edhe në dhomat e zhveshjes, por kjo është normale në një situatë të tillë. Nuk e di çfarë ndodhi, por jemi shumë të zhgënjyer dhe duket se nuk kemi më asnjë shpresë”, ka thënë Odegaard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se miqësia me…