Bielsa, trajner i ri i Uruguait

16 maj 2023 | 12:24

Marcelo Bielsa rikthehet në bankinë. Trajneri argjentinas ka firmosur zyrtarisht marrëveshjen me Federatën Uruguaiane, për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.

Uruguai drejtohej nga trajneri i përkohshëm Marcelo Broli, i cili mori vendin e Diego Alonsos, i larguar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Botërorin e Katarit. Kandidatët për stolin e Uruguait ishin të shumtë, megjithatë drejtuesit e federatës kanë zgjedhur “El Loco”-n, i cili në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe në përfaqësuese si Argjentina dhe Kili.

Bielsa ishte i papunë që prej shkarkimit nga Leeds United më 27 shkurt të vitit të kaluar, teksa duket se projekti i Uruguait e ka joshur që të hedhë firmën mbi kontratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhënia e Britney Spears me bashkëshortin Sam Asghari aktualisht po…