![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/thaci-1.jpg)
Nënës së Thaçit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, po trajtohet në QKUK (Foto)
Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi ka disa ditë që është me gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo, siç është mësuar jozyrtarisht në QKUK, ka 4-5 ditë që është duke u trajtuar intensivisht në QKUK, pasi që i është rënduar jashtëzakonisht shumë gjendja shëndetësore.
E kontaktuar për të marrë informacione rreth shëndetit të nënës së ish-presidentit Thaçi, familja e tij kanë kërkuar mirëkuptim, pasi që nuk kishin gatishmëri të jepnin detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore.
Nuk dihet nëse ish-presidenti Thaçi do të vijë ose jo, në Kosovë për ta vizituar nënën e tij pas përkeqësimit të gjendjes së saj.
Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin tashmë janë përballur edhe me dëshmitarin e katërt të prokurorisë në Hagë.
Ata po mbahen në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020. /Gazeta10
![](https://gazeta10.com/wp-content/uploads/2023/05/344579300_929751501580081_5104947876269854695_n-768x1024.jpg)
![](https://gazeta10.com/wp-content/uploads/2023/05/344674396_996708298376526_6146096361450290139_n.jpg)