ShBA: Vedat Gashi zgjedhet kryetar i Kuvendit në Yorktown të Virginias

16 maj 2023 | 13:04

Vedat Gashi, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Qarkut të Yorktown, në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ai është votuar nga Bordi i Ligjvenësve të Qarkut me 15 vota pro.

Në fjalimin e tij, Gashi ka thënë se është i nderuar me detyrën e re.

“Jam i nderuar për besimin që ma dhanë kolegët e mi, me fillimin e këtij kapitulli të ri të lidershipit. Mezi pres të punojë me secilin nga ju për prioritetet e distriktit tuaj. Do ta konsideroj mandatin tim një sukses nëse jam në gjendje t’ju ndihmoj të gjithëve”,  ka thënë Gashi.

Vedat Gashi, ka thënë se është i pari shqiptaro-amerikan dhe ligjvënësi i parë i besimit mysliman që mban postin e kryetarit në historinë e qarkut.

Ai ka folur edhe për fëmijërinë e tij, duke theksuar se kurrë nuk do ta kishte menduar se do ta drejtonte një organ qeveritar.

Shqiptaro-amerikani ka thënë se ai dhe familja e tij ishin larguar nga Kosova kur ishte rreth katër vjeç.

Më pas, ai ka falënderuar ShBA-në për mikpritjen ndaj familjes së tij në vitin 1986 menjëherë pasi presidenti Ronald Reagan dhe një Kongres Demokratik bashkëpunuan për të miratuar Aktin e Reformës së Emigracionit që u ofronte familjeve që ikin nga lufta, persekutimi ose dëshpërimi ekonomik një rrugë drejt shtetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
WISH BY TECH shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së me…