Mbrojtja e Selimit vazhdon ta marrë në pyetje dëshmitarin e katërt

17 maj 2023 | 10:53

Mbrojtja e Rexhep Selimit është duke vazhduar të mërkurën me marrjen në pyetje të dëshmitarit të katërt (me kodin 4748), në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në gjykimin ndaj Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Sikruse ditëve të tjera seanca është duke u mbajtur në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, mbrojtja e Selimit ka filluar me kundra-pyetjet gjatë seancës së 16 majit në sesionin e pasdites.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.

Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tapeti i kuq i Kanës u kthye ndërsa Festivali i…