![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/msh-1.jpg)
Dita Botërore e Hipertensionit
17 maj 2023
| 11:24
Sot, më 17 maj, shënohet Dita Botërore e Hipertensionit.
Ministria e Shëndetësisë me ketë rast ka theksuar se duhet të mateni dhe të mbani nën kontroll shtypjen e gjakut që të jetoni më gjatë dhe më mirë.
MSh-ja jep disa këshilla:
• Ndryshoni stilin e jetesës
• Kufizoni konsumimin e kripës
• Reduktoni konsumimin e alkoolit
• Bëni ndryshime tjera dietike
• Reduktoni peshën trupore
• Ushtrime të rregullta fizike