Pioli: Interi e meritoi finalen

17 maj 2023 | 11:54

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli e pranon se skuadra e Interit e ka merituar më shumë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se dëshpërim i madh do të ishte për skuadrën kuqezi nëse nuk e arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

“Lojtarët dhanë maksimumin, të flasësh për pak dëshirë nuk më duket e drejtë. Interi luajti më mirë se sa ne, e merituan finalen për atë që dhanë në të dy sfidat. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, krijuam 2-3 raste, nëse do të shënonim ndeshja mund të merrte një tjetër rrjedhë. Këtë vit u treguam kompetitiv në të dy frontet Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Të dalësh nga Liga e Kampionëve pas një sfidë derbi është shumë zhgënjyese, por do të ishte më e rëndë nëse nuk do të arrijmë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ri. Nuk mund ta mbyllim sezonin në mënyrë negative”, ka thënë Pioli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,…