Aubameyangu rikthehet në Kombëtaren e Gabonit  

17 maj 2023 | 12:48

Pierre-Emerick Aubameyang ka njoftuar se do të rikthehet në Kombëtaren e Gabonit, pasi kishte njoftuar para një viti për përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare.

“Pak ditë më parë, pata nderin e madh të isha pranë Presidentit të Republikës së vendit tim, Ali Bongo Ondimba, dhe të dëgjoja fjalët e mençura që ai më përcolli, si një baba që flet me djalin e tij. Prandaj, e vë veten në dispozicion të vendit tim dhe të trajnerit Patrice Neveu”, ka thënë Aubameyang.

33-vjeçari debutoi me Gabonin më 28 mars 2009, kurse ka shënuar 30 gola në 72 ndeshje për kombëtaren e tij.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Federal i Zvicrës përmes një komunikate për medie kanë…