Mane dhe Cancelo në verë largohen nga Bayerni

17 maj 2023 | 13:29

Bayern Munchen ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Sadio Manes dhe mbrojtësit portugez Joao Cancelo. Sulmuesi senegalez iu bashkua “bavarezëve” me shumë bujë në verën e vitit të kaluar, por pa arritur të lë gjurmë të mëdha në Munchen. Për më tepër Mane shkaktoi një problem të madh kur goditi me grusht bashkëlojtarin e tij Sadio Manen.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka vendosur ta nxjerr në shitje Manen dhe senegalezi pritet të rikthehet në Angli, ku Liverpooli dhe Chelsea kanë shprehur interesim për të. Për ta lënë të lirë senegalezin, Bayerni synon të fitojë rreth 40 milionë euro.

Ndërkohë edhe mbrojtësi portugez Joao Cancelo nuk pritet të ketë të ardhme në Munchen, pasi bavarezët do ta largojnë atë. Cancelo është i huazuar te Bayerni nga Manchester City, por gjiganti gjerman nuk pritet ta aktivizojë klauzolën për blerjen përfundimtare të tij prej 70 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke marrë pjesë në…