Charles Leclerc: Synoj disa tituj me Ferrari

17 maj 2023 | 16:30

Në moshën 25-vjeçare, Charles Leclerc është në sezonin e tij të gjashtë në Formula 1, i pesti me Ferrari, ku ka arritur 5 fitore, 19 “pole position” dhe 25 podiume.

Gjithsesi, ai asnjëherë nuk ka mundur të duelojë për fitoren e titullit. Në prag të garës së Imola, që zhvillohet në shtëpinë e “kokëkuqes”, piloti monogask shprehet optimist. “Këtë sezon, diferenca me Red Bull është më e madhe nga sa imagjinonim. Për këtë arsye jemi duke punuar shumë. Unë shpresoj të qëndroj sa më gjatë në Maranello. Unë jam i kënaqur këtu, pasi ka qenë gjithnjë ëndrra ime të jem një pilot i Ferrari”, u shpreh Leclerc.

“Një nga ëndrrat e mia ka qenë të isha në Formula 1 e të pilotoja një Ferrari dhe e realizova këtë ëndërr. Por nuk ndalem këtu, pasi dua të fitoj një titull. Madje disa të tillë nëse është e mundur. Dhe do të bëj maksimumin deri në fund të karrierës time për ta realizuar këtë gjë”, ka thënë Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati…