Call center, sektori që punësoi 30 mijë punëtorë në Kosovë

18 maj 2023 | 08:35

Call Center shihet si një ndër sektorët i cili ka ofruar shumë vende pune në Kosovë. Llogaritet se 30 mijë persona janë punësuar në këtë sektor derisa ka kapacitete për krijimin e vendeve të reja.

Kjo temë u trajtua dje në një organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Nora Hasani, kryetare e Odës Ekonomike Gjermane, ka folur për “Call Center Clean Alliance”, ku ata bashkë me ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastra në këtë veprimtari, e ka edhe kompani të cilat mashtrojnë tregun gjermano-folës.

“Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh kur kanë shkuar punëtorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi e madhe.

Themelimi i Call Clean Alleance është krijuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasada Gjermane për të bërë diferencimin e kompanive call center që kryejnë shërbime shumë të rëndësishme në tregun gjermanofolës”, theksoi Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të…