Guardiola: Finalja kundër një ekipi italian nuk është kurrë e lehtë

18 maj 2023 | 11:50

Manchester City ka shkëlqyer në gjysmëfinale e dytë ndaj Real Madridit duke realizuar fitore me rezultat bindës 4-0.

Trajneri Pep Guardiola është shprehur i lumtur se skuadra e tij do të luajë në finalen e Stambollit. Ai thotë se City nuk do ta këtë aspak të lehtë kundër Interit.

“Liga e Kampionëve ëndërr apo fiksim? Është speciale, është thjesht speciale. Jam i lumtur, nuk është se ndodhë çdo ditë të arrish këtë objektiv, por tani duhet të përqendrohemi në kampionat dhe në Kupë, më pas do të mendojmë për Stambollin. Interi në finale? Një finale kundër një ekipi italian nuk është kurrë ndeshja më e mirë e mundshme. Duhet të përgatitemi shumë mirë psikologjikisht, por kemi kohë për këtë”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, bërë…