Miami e fiton finalen e parë ndaj Bostonit  

18 maj 2023 | 12:44

Miami Heat, i ardhur nga faza “play-in”, vijon të befasojë në fazën “play-off”, duke fituar me rezultat 123-116 ndaj Bostonit në finalen e parë të Konferencës së Lindjes.

Ndeshja e luajtur në fushën e Celtics ishte e ekuilibruar dhe me emocione, por në fundin e saj triumfoi Miamin, që udhëheq 1-0 serinë. Tjetër ndeshje e shkëlqyer për Jimmy Butler, që realizoi 35 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Adebayo me 20 pikë. Ndërkohë që, katër lojtarë të Miamit realizuan 15 pikë: Strus, Vincent, Martin e Lowry. Për Boston u dallua Tatum me 30 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Finale
Boston – Miami    116-123 (0-1)

Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Finale
Denver – Lakers    (1-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak që mbrojtësi i të akuzuarit Pal Lekaj, deputet…