Lirimi me kusht, Haxhiu tregon për ankesat e të burgosurve

18 maj 2023 | 13:03

Misioni i Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovës (EULEX) ka prezantuar Raportin monitorues për aplikimin e lirimit me kusht në Kosovë, i cili mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022.

Me këtë rast, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se ky raport përfshinë gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet lidhur me aplikimin e lirimit me kusht nga gjashtë institucione korrektuese në tërë Kosovën.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllim i tyre mbetet që të garantojnë sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional.

Sipas saj, dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kana rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Haxhiu ka thënë se lirimi me kusht nuk është vetëm proces ligjor, por edhe njerëzor apo human, prandaj thotë ajo në vendet demokratike siç është edhe Republika e Kosovës, lirimi me kusht është instrument i zakonshëm.

Më tutje, Haxhiu ka thënë se në vizita në qendra korrektuese të burgosurit i janë ankuar se vendimet e lirimit me kusht, konsiderohet se  janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsyeje.

“Nëse një person i dënuar ka treguar sjellje të mirë dhe ka pranuar përgjegjësinë ë tij, atëherë duhet të ekzistojë mundësia për lirimin me kusht. Po punojmë në përmirësimin e lirimit me kusht, në përmbushjen e standardeve. Një prej ankesave më të shpeshta e të burgosurve, kanë qenë vendimet e planit për lirim me kusht, konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsyeje”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e…