Hasan Prishtina, një kolos me dy jubile

18 maj 2023 | 13:31

Sivjet shënohen dy jubile për një personalitet të rëndësishëm – 150 vjetorin e lindjes dhe 90-vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës.

Për të qenë sa më dinjitoz këta jubile, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi dhe Fondacioni “Hasan Prishtina” kanë paraparë një sërë aktivitetesh tematike që lidhen me jetën dhe veprën e kolosit tonë kombëtar, Hasan Prishtina.

Do të organizohen tribuna, konferenca, ekspozita në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe në disa qendra të hapësirës shqiptare, me ç’rast studiues dhe krijues të ndryshëm, do të shpalosin dimensione të reja nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.

Fondacioni “Hasan Prishtina” ka ftuar mediet dhe botën intelektuale e akademike shqiptare që t’i bashkëngjiten karvanit për shënimin e 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vdekjes së Hasan Prishtinës.

“MOS MA PREK HASAN PRISHTINËN!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk e ka shtyrë vizitën…