Al Hilali ‘tremb’ Barcelonën, rrit ofertën për Messin

18 maj 2023 | 13:22

Barcelona po kërkon të rikthejë Lionel Messin këtë verë, por misioni i tyre pritet të jetë shumë i vështirë për shkak të konkurrencës nga klubi arab Al Hilal që duket se nuk do të kursejë asgjë.

Gara për nënshkrimin e tij është oferta më e madhe që i është bërë ndonjë futbollisti ndonjëherë, sipas Jaume Roures. Roures, i cili është kreu i Mediapro dhe mban të drejtat e transmetimit për La Liga, i tha Cadena SER se oferta e Messit ishte rritur.

Raportimet e mëparshme kishin vendosur shifrën në rreth 400 milionë euro për një kontratë dyvjeçare, por Roures deklaroi se ata e kishin rritur ofertën e tyre me 100 milionë euro shtesë. Për kontekstin, Barcelona mendohet se ofron diku rreth 14 milionë euro në vit për Messin, mbi 35 herë më pak se sa Roures pretendon se Messi do të fitonte në Lindjen e Mesme.

Messi u largua nga Barcelona pas më shumë se 15 vjetësh në verën e vitit 2021 për t’u transferuar te Paris Saint-Germaini. 36-vjeçari ka kontratë valide me gjigantin francez deri më 30 qershor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalimi i Ferizajt në gjysmëfinale të plejofit, ka rritur optimizmin…