SBAShK-u përgëzon Sindikatën e Policisë për anëtarësim në CESP

18 maj 2023 | 13:53

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka përgëzuar Sindikatën e Policisë për anëtarësim në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP).

Sipas SBAShK-ut kjo është një arritje e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe mirënjohje për djemtë e vashat që me punë e përkushtim janë në shërbim vendit dhe të qytetarëve.

“Na gëzon shumë lajmi i botuar në medie se Sindikata e Policisë së Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të barabarta në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP). Është kjo një arritje e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe mirënjohje për djemtë e vashat që me punë e përkushtim janë në shërbim vendit dhe të qytetarëve. SBAShK ka respekt të lartë e meritor për policinë e Kosovës dhe shumë herë në angazhimet tona duke kërkuar realizimin e kërkesave të anëtarësisë sonë kemi mbështetur fuqishëm kërkesat e policisë që janë prezantuar nga sindikata e tyre duke kërkuar që ato të gjejnë zgjedhje meritore nga institucionet e shtetit. Kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen sepse këtë e meritojnë djelmoshat dhe vashat që me krenari mbajnë uniformën e policisë sonë”, është thënë në urimin e SBAShK-ut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma luan sot gjysmëfinalen e dytë të Ligës së…